Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Zgjedhjet në Tiranë farsë, nuk ka më asnjë garanci juridike në këtë proces

Këlliçi: Zgjedhjet në Tiranë farsë, nuk ka më

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi foli për zgjedhjet e shpallura nga Begaj për bashkinë e Tiranës.

I ftuar në Syri Tv, Këlliçi e cilësoi dekretin e presidentit si antikushtetues dhe theksoi se vendi nuk ka më standarde zgjedhore.

"Çështja është tek Tirana. Që dekreti i presidentit është në shkelje të Kushtetutës, nuk ka njeri normal që nuk arrin ta kuptojë. Problemi është që ne vijojmë ende ta trajtojmë situatën politikisht dhe juridikisht sikur jemi në një vend normal, me demokraci funksionale, shtet të drejtës dhe a duhet bërë ankimi në Gjykatën Kushtetuese, a duhet ndjekur në Gjykatë Administrative siç pretendojnë juristët e presidencës, apo si duhet zgjidhur kjo çështje, e ky debat," deklaroi Këlliçi.

Këlliçi akuzoi mazhorancën për shkatërrimin e çdo standardi zgjedhor.

"Në këtë situatë na ka sjellë kjo mazhorancë. Sot kemi të shkallmuar çdo standard zgjedhjesh në Shqipëri, përfshirë dhe garancitë juridike që të jep procesi. Sot që ne flasim nuk ka ma proces në Shqipëri. Sot që ne flasim farsa vijon e thellohet. Nëse nuk denoncojmë farsën e 11 Majit, farsa e radhës do të jetë edhe më e thellë, sepse ky është ligji i farsave në çdo vend që mban farsa," u shpreh ai.

Të fundit