Flash News

Ditari i Opozitës

“Kemi dy qëndrime dhe një parti”, Harxhi dhe Bejko debat në Politiko: Çdo lëvizje në PD nuk ka ndodhur rastësisht

“Kemi dy qëndrime dhe një parti”, Harxhi dhe Bejko debat

Më shumë se tensionet në PD, palët janë të ndarë plotësisht nesër, kur kryedemokrati Lulzim Basha do zhvillojë Kuvendin Kombëtar, ndërsa ata që janë pjesë e lëvizjes së Berishës thonë se nuk ka kuvend, por do ketë referendum për shkarkimin e kreut të PD.

Ky debat ka përplasur në emisionin Politiko në Top News mes ish ministres së Jashtme Edith Harxhi dhe Roland Bejkos, anëtar i Këshillit Kombëtar i PD.

Sipas Bejkos, nesër mes palëve pritet një ndarje, ndërsa ky qëndrim është kundërshtuar nga Harxhi.

Pjesë nga debati:

Bejko: Kemi dy qëndrime dhe një parti. Si do shkojë më pas do ta shohim.

Harxhi: Jemi një pale, nuk ka ndarje

Bejko: Mesa shoh do ketë

Harxhi: Ne jemi miq, militojmë në një parti dhe unë palë tjetër quaj vetëm Lulzim Bashën.

Bejko: Nuk na besojnë ata që na ndjekin

Harxhi: ti lëmë ata që të gjykojnë

Bejko: Ne nuk e njohim atë referendum, por është edhe një kuvend. Nuk është legal ky referendum se statuti që kuvendi i Berishës nuk është legalizuar nga gjykata.

Harxhi: Nuk cohet në gjykatë kuvendi

Bejko: Nëse statuti pranohet nga gjykata, pranohet kuvendi i datës 11. Nuk kam frikë për asgjë nëse pranohet se demokracia duhet të rrjedhë. Cdo lëvizje në PD nuk ka ndodhur rastësisht, ka edhe interesa.

 

Të fundit