Flash News

Ditari i Opozitës

“Kemi fakte e dokumente”, Berisha: Do të paraqesim raport për të faktuar dhunimin e zgjedhjeve

“Kemi fakte e dokumente”, Berisha: Do të paraqesim raport

Kryedemokrati Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat pas përfundimit të numërimit të votave në 61 bashki të vendit.

Nga selia blu, Berisha tha se PD do të paraqesë pranë autoriteteve që vëzhguan zgjedhjet e 14 majit, një raport me të gjitha të dhënat që ka në disponim për ndërhyrjet në rezultatin e zgjedhjeve.

Berisha: PD ka në diskonim me qindra fakte, dokumente, me të cilat Edi Rama ka ndërhyrë dhe ka ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve. Ka me dhjetëra padi në organet të cilat janë kryekëput vegla të partisë shtet. PD do paraqesë një raport shumë serioz pranë të gjitha autoriteteve që vëzhguan zgjedhjeve në Shqipëri dhe kancelarive të vendeve mike për të faktuar në mënyrë të pakundërshtuar dhunimin masiv të të drejtës dhe rezultatit të këtyre zgjedhjeve.

Ajo çka ne qëndrojmë plotësisht, se në një seri bashkish, kandidatët që fituan janë kandidatë të botës së krimit, drogë dhe votëblerjes. Numërimet janë një pazar i turpshëm që vazhdon të bëhet çdo minutë. Pra, kësaj shëmtie elektorale, opozita me besimin më të madh do i përgjigjet në mënyrën më të fuqishme. Ne nuk heqim dorë nga zotimi solemn që shqiptarët të votojnë të lirë.

Të fundit