Flash News

Ditari i Opozitës

“Kemi marrëveshje historike me PD”, Meta: Nuk ka më hile dhe poshtërsi me kandidatët e Primareve

“Kemi marrëveshje historike me PD”, Meta: Nuk ka më hile

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se kandidatët e 14 majit të dalë nga procesi i Primareve nuk janë as të Sali Berieshës, as të Ilir Metës, por janë të qytetarëve.

Nga në konferencë për mediat nga selia e PL-së, Meta tha nuk ka më hile dhe poshtërsi me super kandidatët, siç i quajti ai, të cilët do të regjistrohen në zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Pa rimëkëmbjen e arsimit, pa mbështetjen e mësuesve, kërkimit shkencor ky vend kurrë nuk mund të ecë. Kandidatët janë të primareve, një proces që ka ndodhur në Shqipëri për herë të parë dhe u aplikua me shumë guxim dhe kurajë në një shtet që për të mbijetuar ka vetëm korrupsionin, procesi i primareve ku morën pjesë me dhjetëra mijëra demokratë, tashmë kanë nxjerrë super kandidatë që nuk i takojnë më Berishës, por qytetarëve. Nuk ka më hile dhe poshtërsi që i ndalon super kandidatët të regjistrohen më 14 maj. Këtë proces e udhëheqin qytetarët. Kudo ku shkoj vetëm entuziazmohen nga përzgjedhja që kanë dalë nga primaret. Veç garës për kryetar të bashkive është edhe gara për këshilltarë bashkiakë,” tha Meta.

I pyetur nëse në marrëveshjen mes PL-PD do të hyjnë në listë edhe këshillat bashkiakë, Meta e cilësoi një marrëveshje historike.

“Kemi marrëveshje historike me PD. Vetë qytetarët do të vijnë të flasin për problemet që kanë ndeshur apo edhe që mund të kenë në të ardhmen”, deklaroi Meta.

Të fundit