Flash News

Ditari i Opozitës

'Kemi një lider që na prin në 11 maj´, Çupi: Programi qeverisës i PD, i realizueshëm

'Kemi një lider që na prin në 11 maj´, Çupi:

Deputetja demokrate Dhurata Çupi shprehet se Shqipëria është sot në ditët e saj më të kqëija dhe se kryeministri është në gjendje të përdorë këdo para propagandës për të mbajtur pushtetin.

Sipas saj, jo vetëm që e ka varfëruar e poshtëruar vendin në mënyrën më të keqe të mundshme, por thekson se për shkak të një kryeministri si Rama dhe politikave të tij, sot nuk ka më rini.

´Është propaganda që bën kryeministri, s’ka miqësi e rregulla në shëndetin. S’ka asnjë limit në marrëdhëniet me njerëzit para propagandës për të mbajtur pushtetin. Ishte model i shëmtuar për të mbajtur kontaktin me qytetarët.  Shqipëria është në ditët më të vështira të saj, për shkak të një kryeministri të tillë dhe politikave të tij. S’kemi sot të rinj, kemi një varfëri ektreme, 800 mijë pensionistë dhe shoqëria sot kjo është. E ka varfëruar, poshtëtruar e denigruar dhe çdo ditë në pushtet i bën keq vendit. S’ka më të mira publiuke, nuk është se ka sjellë të mira publike. Asnjë premtim s’ka mbajtur që kur ka ardhur më 2013.  Ne kemi politikën fiskale më të rënduar në rajon e Evropë.

Shqipëria është e bllokuar. Çdo gjë është në dorën e kryeministrit.  Shqiptarët e dinë cfarë i ka bërë Rama vendit, që e ka kthyer në plackë Shqipërinë që e shet kur të dojë. Ka provokime të rëndë, fyerje, sharje që nuk shihen, në sharje personale. Kalojnë ligje që si çon nëpërmend në parlament, ligje të lobuara, koncensione apo favore para zgjedhjeve. Revoltohesh. Ka arroigancë, mohim të fjalës, ka provokime në mënyrë të vazhdueshme, mazhoranca bënte çmos të na pengonte fjalën e të mbyllte seancën kur kërkonim llogari për kryebashkiaku e  arrestuar të Tiranës. Te ne ka pushtet arrogancë, e si dilet vetëm më fjalën", tha Çupi në Syri tv. 

Ajo u ndal edhe në programin qeverisës pas publikimit të koalicionit me 26 parti, për të garuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, për të cilkin tha se çelësi I suksesit për një qeverisje të ndritur është komunikimi me qytetarët dhe zgjidhja e problemeve të tyre.

“Është e realizueshme, mjafton të luftosh korrupsionin, mjafton një qeverisje e kryeministër të pakorruptuar. Që se kanë kthyer vendin në plackë. Vetëm ky që është sot e ka bërë. Do kemi qasjen, komunikim pozitiv dhe programin. Në 100 ditët e para dhe 4 vite e qeverisjes. Ne do mundohemi për votën e demokratëve, shtresës së mesme, votën e diasporës, të komunikojmë me to atë cfarë ai ka hallin e tij. Në fshat ka mungesë të shërbimeve bazë, qytetet kanë korriupsionin, burokracinë në administratë dhe ne do të duhet të komunikojmë thjeshtë. Ne do të duhet të jemi pjesë e hallit të tyre. 2005-2009 ka qenë qeverisja më e mirë në historisnë shqiptare.

U liberalizuan vizat dhe u rritën pagat. Ishte punë e madhe e qeverisë së aso kohe. Sot ne kemi varfëri ektreme, korrupsion dhe kapje shteti. Duke u cliruar nga këto hapet vendi, vjen diaspora. Presin me padurim të kthehen në Shqipëri, te prona e tyre dhe familja e tyre. 11 maji, jemi koalicion me 26 parti. Kemi liderin që na prin fushatën, alternativë qeverisje. Ekip kandidatësh për deputetë premtues dhe një program ku kemi predispozitat për të fituar për gjithë shqiptarët. Programi është i realizueshëm tërësisht. Jemi munduar të jemi konkret dhe objektiv. Duhet t´u shpjegojmë se cdo bëjë plani i PD, Ta bëjmë Shqipërinë madhështore´, u shpreh Çupi.

Të fundit