Flash News

Ditari i Opozitës

‘Keqardhje për Lulin’, Spaho-Bashës: Kokorroç mendjebosh, bëhu burrë, tërhiqu nga marrëzitë

‘Keqardhje për Lulin’, Spaho-Bashës: Kokorroç

Deputeti demokrat Edmond Spaho, një prej anëtarëve të Këshillit që Basha paralajmëroi për shkarkim, iu përgjigj këtij të fundit me disa kritika.

Në një postim në Facebook, Spaho shkruan se Basha e ktheu PD-në ‘në bahçe personale’, ku ‘nuk pranonte të dëgjonte asnjë, që i fliste për interesat e partisë’.

Ndër të tjera, Spaho shpreh ‘keqardhje’ për kreun e partisë, duke i vendosur epitete të tilla si “kokëfortë, kokorroç mendjebosh, kundër rrymës.” Mbi të gjitha, Spaho e sheh Bashën si një ‘objekt talljeje’ që Rama e përdor për t’i rikujtuar se si i ka shpërdoruar kauzat e tij.

Postimi i plotë:

Sa keq me vjen per ty Lul per keto marrezira qe po ben!

Keshtu ke vepruar 8 vjet rresht.

E ktheve Partine ne bahce personale dhe nuk degjoje asnje, as ata te cilet kishin dashamiresine te mos te lejonin te bije ne gremine, per hir te interesave te PD.

Kokeforte, pa ide, kokorroc mendjebosh, kunder rrymes. Po te lene ne kryesi edhe sejmenet.

Nuk e kupton qe nuk ka zot qe te shpeton dhe koha jote ka mbaruar?

Nga sa kam vene re dhe informacionet qe kam, edhe drejtuesit e PS tallen me ty dhe shperndajne meme konfidenciale.

Me shume nga te gjithe tallet Rama, i cili e sheh qe "kauza" jote ka mbaruar dhe te konsideron si Nastradinin e vitit .

Behu burre dhe terhiqu nga marrezite e tua!

Zbythu o derezi sepse po te perdorin?

Nuk eshte qamet te ngelesh qytetar i thjeshte. Ti nuk je pa buke. Me dhjetra mijra shqiptare jane pa buke por kane dinjitet.

Apo nuk iken dot sepse je peng?

Fol Lul sepse lehteson shpirtin!

 

 

Të fundit