Flash News

Ditari i Opozitës

"Keqmenaxhim dhe abuzim", Alimehmeti: PS e degdisi shëndetësinë në gjendje të mjerueshme

"Keqmenaxhim dhe abuzim", Alimehmeti: PS e degdisi

Mjeku Ilir Alimehmeti, kandidat për deputet i Partisë Demokratike ka shprehur kritika ndaj situatës së shëndetësisë në Shqipëri në qeverisjen e PS.

I ftuar në News 24, ai tha se shëndetësia shqipatre ndodhet në gjendje të mjerueshme, pasi qeveria aktuale ka krijuar vetëm fasada dhe nuk ka arritur të adresojë problemet kryesore, si mungesa e mjekëve dhe ilaçeve, që ka nevojë qytetari i zakonshëm.

Alimehmeti: PS e degdisi shëndetësinë në gjendje të mjerueshme. Rama bën vetëm fasadë. Mungesën e mjekëve dhe të ilaçeve i vuan qytetari.  Kemi dhe keqmenaxhim dhe abuzim. Duhet të shtojmë buxhetin në shëndetësi.

Vetë Rama ka thënë se do të jetë 5 përqind shpenzimi i PPB për shëndetësinë, por se sot nuk është dhe kryeministri nuk mbajti premtimin që ka dhënë vetë. Paratë janë, shëndetësia ka nevojë për 2-3 përqind më shumë të PPB. Arsimi dhe shëndetësia nuk jepen me koncesion.

Të fundit