Flash News

Ditari i Opozitës

‘Kërcënimi’ i qeverisë me diplomat e mjekësisë, Alimehmeti: Shkelje e të drejtave të njeriut dhe fyerje dinjiteti

‘Kërcënimi’ i qeverisë me diplomat e

Mjeku Ilir Alimehmeti ka folur lidhur me paralajmërimin e qeverisë për të mbajtur diplomat e studentëve që përfundojnë Universitetin e Mjekësisë deri në përfundimin të specializimit.

Ai tha në emisionin “Open” se kjo është shkelje e të drejtave të njeriut dhe fyerje dinjiteti.

Ka arsye të tjera. Ne duhet të krijojmë kushte më të mira për vendin tonë. Janë raportuar disa shifra jo korrekte në OBSH nga ministria. OBSH thotë 12.7 mjekë për 10 mijë banorë. Në Kosovë rroga e në mjeku është 1440 euro, në Shqipëri kur fillon të marrë rrogën pas specializimit 650 euro.

Gjermania mbetet Gjermani, por kushtet nga ku nisemi kanë këtë diferencë. Çfarë po bëjmë ne këtu, pagesa nuk ka, avancim karriere nuk ofrojmë. Një mjek do të avancojë në karrierë dhe pagesë. Nuk do të dëgjojë fjalë si “do t’iu mbajmë peng diplomën”, ajo është pronë e atij që e ka fituar. Është shkelje e të drejtave të njeriut dhe fyerje dinjiteti. Është një element që i bën mjekët të largohen sepse nuk vlerësohen. Pse duhet të qëndrojnë?”, tha Alimehmeti.

 

 

Të fundit