Flash News

Ditari i Opozitës

Kërcënoi bashkitë me ndërprerje fonde, Berisha i përgjigjet Ramës: Do t’i japë me një këmbë

Kërcënoi bashkitë me ndërprerje fonde, Berisha i

Kryedemokrati Sali Berisha i është përgjigjur kërcënimeve të Ramës për bashkitë e vendit, kur tha se nëse votonin opozitën më 14 maj, nuk do të merrnin fonde nga qeveria.

Berisha tha nga studio e “Të Paekspozuarit” se Rama do të detyrohet t’ua japë me një këmbë fondet. Berisha u shpreh se kjo është në shkelje të Kushtetutës, dhe nëse dikur e ka bërë ka ndodhur sepse s’ka pasur opozitë.

“Do të rrëzohet Edi Rama. Ai e bëri këtë se s’kishte opozitë, por tani që ka opozitë dhe s’e bën dot kurrë, sepse kjo është shkelje e Kushtetutës dhe në këto zgjedhje ne rivendosemi, sepse jemi jashtë. Të garantoj se kurrë nuk do të sillet në atë mënyrë. Merr fund kjo punë. Ky është revolucion. Do të detyrohet t’i japë me një këmbë”, tha Berisha.

Të fundit