Flash News

Ditari i Opozitës

Kërkesa e Begajt ndaj 'Kushtetueses', Bardhi: Dënoj me forcë aktin e sotëm, rrezikon legjitimitetin e gjykatës

Kërkesa e Begajt ndaj 'Kushtetueses', Bardhi: Dënoj me

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas kërkesës zyrtare të Presidentit Bajram Begaj drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për të caktuar datat për të gjitha mandatet sa i takon procesit të përtëritjes së anëtarëve.

Në rrjetet sociale, Bardhi e ka cilësuar kërkesën e presidentit si një akt të sepse sipas tij Begaj po vepron në interes të Kryeministrit Edi Rama për të marrë kontrollin e plotë të Gjykatës Kushtetuese.

Reagimi i plotë:

Akti i pashëmbullt i Bajram Begajt, në emër dhe për llogari të Edi Ramës, për të kapur 100 % Gjykatën Kushtetuese, është jo vetëm i dënueshëm, por edhe i papranueshëm.

Kushtetuta qartësisht i ka dhënë gjyqtarëve në detyrë një mandat të plotë 9 vjeçarë, që nuk mund të cenohet në asnjë rrethanë pas fillimit të detyrës. Cënimi i mandateve nënkupton cenimin e vetë pavarësisë së Gjykatës dhe parimeve themelore të shtetit të së drejtës.

Me aktin e sotëm Bajram Begaj nuk ka surprizuar askënd për rolin e tij si ushtar i bindur i Edi Ramës, por guximi i tij për të shkuar deri tek hedhja në erë e Kushtetutës vetëm që Edi Rama ta rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese 100 %, është përtej pritshmërisë së shërbimeve edhe nga ushtari me gradën më të ulët.

Duke dënuar me forcë aktin e sotëm të Bajram Begajt, apeloj që kjo lojë që rrezikon legjitimitetin e vetë Gjykatës Kushtetuese, të ndalet menjëherë.

Të fundit