Flash News

Ditari i Opozitës

Kërkesa e PS për vettingun, opozita i thotë ‘Po’, Alibeaj: Do votojmë pro zgjatjes së mandatit të KPK  

Kërkesa e PS për vettingun, opozita i thotë ‘Po’,

Nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj ka konfirmuar se Partia Demokratike do të votojë pro ndryshimeve Kushtetuese për zgjatjen e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në mënyrë që të çmontojmë këtë regjim.

"Këta të PS kërkojnë shtyrjen e mandatit të vettingut, ka vetëm një busull të vetëm që jemi të detyruara për ta kërkuar edhe për ta mbështetur me votën tonë. Çdo iniciativë e cila shkon në interes të publikut dhe shkon drejt çmontimit të këtij shteti që ka eliminuar të gjitha elementet e ndarjes së pushtetit dhe demokracisë, jo vetëm do japim votat, por do të kërkojmë me forcë që të largojmë këtë regjim", tha Alibeaj në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv.

Kujtojmë se PS ka kërkuar bashkëpunimin e PD për votimin e ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e mandatit të institucionit të vettingut për gjyqtarët që ende nuk e kanë kryer këtë proces, ndërsa ka ardhur edhe përgjigja pozitive nga demokratët.

Në qershor të 2022 Komisionit të Pavarur të Kualifikimit njohur si vetingu në shkallën e parë, i skadon afati, në një kohë që gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk i janë nënshtruar ende procesit të verifikimit për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Afati i këtij institucioni ishte 5 vite, për shqyrtimin e figurës së afro 800 subjekteve, gjë që nuk u arrit në kohë. Për këtë arsye mazhoranca ka kërkuar shtyrjen e afatit të trupës së shkallës së parë të vetingut dhe komisionerit publik.

Të fundit