Flash News

Ditari i Opozitës

Kërkesa e SPAK për Metën, Caka për Krajën: Ky hetuesi i komunizmit, i ka verifikuar gjeneralitetet e tij?

Kërkesa e SPAK për Metën, Caka për Krajën: Ky hetuesi i

Ish-deputetja e Partisë së Lirisë Silva Caka ka publikuar një dokument të vjetër ku kreu i SPAK Arben Kraja, ka firmosur si hetues.

Në një postim në Facebook, Caka nisur nga kërkesa e Krajës për Gjendjen Civile ku kërkon informacion për gjeneralitetet e Metës, shkruan “Ky hetuesi i komunizmit, i ka verifikuar gjeneralitetet e tij”.

“Ky hetuesi i komunizmit, i ka verifikuar gjeneralitetet e tij? Ilir Rexhep Metaj ka kaluar Vetting-un e njerëzve që e kanë vlerësuar në 30 vitet e tij në politikën më aktive dhe nuk ka nevojë t’ia bëjë verifikimin Beni i komunizmit. Merru me inceneratorët Beni dhe mëso të ecësh vetë, jo me hapat e Taos dhe Edvinit që i ndërron gjeneralitetet dhe kartelat sipas volisë”, shkruan Caka.

Të fundit