Flash News

Ditari i Opozitës

Kërkesa për anulimin e koncesionit, Kushtetuesja shtyn seancën për Butrintin

Kërkesa për anulimin e koncesionit, Kushtetuesja shtyn seancën

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën për Parkun Kombëtar të Butrintit. Gjykata kërkoi autorizimin nga 36 deputetë nismëtarë të kësaj padie të dorëzuar nga deputetët e opozitës që kërkojnë anulimin e koncesionit.

Seanca e radhës për Butrintin do të mbahet më 11 korrik në orën 10:00.

Deputetja demokrate Ina Zhupa, Edmond Spaho dhe Lindita Metaliaj, ndër deputetët që kanë nënshkruar padinë për Butrintin, ishin të pranishëm në seancë.

Zhupa tha për mediat se do të paraqesin padinë e nënshkruar nga 36 deputetë të opozitë dhe do ta dorëzojnë në Kushtetuese. Deputetja tha se shpreson që prezente në seancë të jetë edhe ministrja Elva Margariti që të mbrojë koncesionin e saj.

“Do të përfaqësohemi nga zonja Metaliaj dhe zoti Spaho, ku do të paraqesin padinë e 36 deputetëve të opozitës për parkun e Butrinti. Uroj që palët të jenë prezentë dhe ministrja Margariti, që ta mbrojë dhe koncesionin e saj. Uroj që të jenë prezentë dy Ceot e fondacionit amerikan-shqiptare. Uroj që të jenë këtu që të thonë tezat dhe faktet e tyre, që të përballemi me argumente. Janë 13 shkelje me vendim gjykate, të konventave ndërkombëtare, asaj të Parisit dhe të Kartës së Qeverisjes vendore”, tha Zhupa.

Të fundit