Flash News

Ditari i Opozitës

“Kërkesat janë të qarta”, Këlliçi: Dy komisionet hetimore nuk e zgjidhin ngërçin

“Kërkesat janë të qarta”, Këlliçi: Dy

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi mendon se oferta e mazhorancës për ngritjen e dy ose tre komisioneve parlamentare për të zgjidhur ngërçin parlamentar nuk mjafton.

I ftuar në A2CNN, Këlliçi deklaroi se tashmë me ligjin e ri të komisioneve hetimore, opozita i ka humbur disa nga atributet e saj, teksa shtoi se duhet zgjidhur dhe çështja e komisionit të reformës zgjedhore dhe bashkëkryetarit të saj.

Në dijeninë time kërkesat tona nuk kanë ndryshuar, kryefjala mbeten komisionet hetimore dhe zgjidhja e ngërçit në komisionin e reformës zgjedhore. Nesër duhet të shohim qëndrimin. Zgjidhja është në dorën e mazhorancës.

Nëse pranojnë të zbatojnë Kushtetutën jemi të gatshëm. Duhet të presim zhvillimet e mëtejshme.

Vetëm 2 komisione hetimore nuk e zgjidhin ngërçin. Rama ndërroi ligjin për komisionet hetimore dhe tashmë normaliteti nuk mund të vendoset vetëm me dy komisione hetimore”, tha Këlliçi. 

Të fundit