Flash News

Ditari i Opozitës

Kërkimi shkencor në mëshirë të shitësit të ikonave të vjedhura!

Kërkimi shkencor në mëshirë të shitësit të

Nga Besart Xhaferri

Pasi degradoi Universitetet Publike në vend, ku në një dekadë gjatë qeverisjes së tij numri i studentëve ra më rreth 70 mijë, Edi Rama kërkon ti japë goditjen e fundit institucioneve të arsimit të lartë, duke u hequr atyre kërkimin shkencor.

Qeveria më pak e shkolluar që ka pasur ky vend që nga krijimi i Shtetit Shqiptar ka propozuar në Parlament një projekt ligj për shkencën dhe kërkimin shkencor, ku parashikohet ngritja e një ministrie për shkencën dhe një organi këshillimor pranë Kryeministrit.

Në përbërje të këtij Këshilli me 19 anëtarë do të jenë Kryeministri, 7 ministra dhe 11 anëtarë të tjerë kryesisht patronazhistë në Universitete dhe Akademinë e Shkencave.

Kërkimi shkencor është palca kurrizore e Universitetit, ndaj pedagogët e ndershëm të vrasin frikën dhe të dalin në ballë të rezistencës kundër këtij projektligji që nëse miratohet do jetë goditja asgjësuese për arsimin e lartë publik.

Studentët do t’u bashkohen në rezistencë në përballjen me kastën e rektorëve dhe dekanëve me plagjiaturë që Rama i ka emëruar për interesat e tij meskine antikombëtare.

Partia Demokratike këtë projektligj antikombëtar do ta çojë në Kushtetuese dhe do ta shfuqizojë në ditën e parë që do të vijë në pushtet.

 

Të fundit