Flash News

Ditari i Opozitës

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Metës

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, për zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Ky vendim vjen një ditë pas rrëzimit të kërkesës së Metës për shuarjen e kësaj mase.

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, reagoi duke kritikuar gjykatën për krijimin e një precedenti “të rrezikshëm”, duke theksuar se afatet për qëndrimin në paraburgim janë ezauruar dhe se nuk ekziston rrezik që klienti i tij të ndikojë në hetimet apo të prishë provat.

Cakrani gjithashtu denoncoi mungesën e verdikteve të pafajësisë në sistemin gjyqësor dhe e quajti atë si një “togë pushkatimi”, duke theksuar nevojën për respektimin e parimit të pafajësisë deri në një vendim përfundimtar.

Të fundit