Flash News

Ditari i Opozitës

Kërkoi ‘Rithemelimin’ në negociata, Bozdo-Bardhit: Pasi u përdorët nga Rama, po luani rolin e opozitarit

Kërkoi ‘Rithemelimin’ në negociata, Bozdo-Bardhit: Pasi u

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Eno Bozdo, ka reaguar pas deklaratës së Gazment Bardhi që edhe anëtarët e ‘Rithemelimit’ t’i bashkohen negociatave për Presidentin.

Në Facebook, Bozdo shkruan se kërkesa vjen nga ata deputetë të cilët u bashkuan në negociata me Ramën dhe tani kërkojnë të marrin rolin e opozitarit. Bozdo shton se kriteret e propozuara nga grupi i Alibeajt janë teza që e përjashtojnë opozitën nga propozimi i emrave për President.

Sipas Bozdos, zgjidhja është rezoluta e Këshillit Kombëtar të PD e cila thekson se “PD nuk bëhet palë në një proces fals dhe hipokrit, që synon veç t'i ofrojë Edi Ramës argumentin për një zgjedhje konsensuale”.

Postimi i plotë:

Propozimi i sotëm për të bashkuar grupin parlamentar të PD në negociatat për Presidentin, në thelb nuk ka asgjë të re dhe do të ishte një kërkesë e arsyeshme, po të mos vinte pikërisht nga ata deputetë të PD që u bashkuan në negociata me Ramën duke i dhënë atij mundësinë të flasë për negociata dhe konsensus!

Pasi janë përdorur keq nga Rama, sot kërkojnë të luajnë opozitarin, duke hedhur teza të tilla. Madje kriteret e propozuara nga këta deputetë ishin pikërisht ato që e përjashtonin opozitën nga propozimi cilësor i emrave duke i lënë Ramës fushë të lirë veprimi dhe justifikimi.

Cila është zgjidhja?

Rezoluta e Këshillit Kombëtar të PD e trajton këtë çështje duke theksuar se PD nuk bëhet palë në një proces fals dhe hipokrit, që synon veç t'i ofrojë Edi Ramës argumentin për një zgjedhje konsensuale.

Pra, të dashur kolegë, nqs doni vërtetë interesin e opozitës dhe të shqiptarëve, mos u bëni palë me Edi Ramën. E keni në dorë ju këtë gjë. Refuzoni çdo takim apo negociatë, përsa kohë ai po tallet me procesin!

Nqs bëni të kundërtën, jeni padyshim duke ngrënë nga e njëjta pjatë sëbashku me Ramën.

Të fundit