Flash News

Ditari i Opozitës

Kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë, avokatët e Berishës paraqiten në SPAK

Kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë, avokatët

Zhvillohet sot në GJKKO seanca për liderin e opozitës Sali Berisha, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë.

Avokatët e Berishës kërkojnë zëvendësimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues "Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore" dhe "Ndalim i daljes jashtë shtetit" në një masë më të butë.

Sipas avokatëve të Berishës masat e vendosura kanë krijuar shkelje të lirisë së shprehjes së Berishës, shkelje të së drejtës për jetë private dhe familjare.

 

Të fundit