Flash News

Ditari i Opozitës

Kërkon lirinë nga burgu, caktohet data kur do shqyrtohet kërkesa e Metës

Kërkon lirinë nga burgu, caktohet data kur do shqyrtohet kërkesa

Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 13 gusht, ora 10:00, si ditën kur do të shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës i cili ka kërkuar heqje të masës arrest në burg.

Bëhet me dije se kjo datë është caktuar nga gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Çela, pasi javën e kaluar gjyqtari i gatshëm Erjon Bani shpalli mos kompetencën.

Ilir Meta javën e kaluar përmes avokatit insistoi se kërkesa e tij duhet shqyrtuar nga gjyqtari i çështjes e po ashtu duhet të jenë të pranishëm dhe njëri nga prokurorët e dosjes.

Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë, për çështjet CEZ-DIA, lobimin në SHBA dhe marrëdhënie të dyshuara korruptive me biznesmenë.

Vetë kreu i PL-së i ka cilësuar akuzat dhe procesin ndaj tij si të orientuar politikisht. 

Të fundit