Flash News

Ditari i Opozitës

Kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Berat, PD: Pesë prova të reja që faktojnë shkeljen e ligjit

Kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Berat, PD: Pesë
Selia e PD

Teksa Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve po shqyrton pretendimet e PD dhe LSI për manipulime zgjedhore në qarkun e Beratit, partia Demokratike përmes një deklarate për mediat rendit, sipas saj, pesë prova të reja të shkeljes së ligjit.

Përpos pretendimit për blerje votash në këmbim të 5 mijë lekëve, PD thotë se në KAS sot u paraqitën prova të tjera që mbështesin kërkesën për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Beratit dhe përsëritjen e tyre.

Pesë pretendimet e PD:

1. Vendimi i PS në Këshillin Bashkiak për shpërndarjen e 10 milionë lekëve për tërmetin në prag të zgjedhjeve. Ky fond nuk ishte parashikuar në buxhetin e bashkisë për këtë vit, por u shpërnda si mënyrë për të blerë vota.

2. PS në Këshillin Bashkiak të Beratit shtyu pagesën e këstit së taksave dhe tarifave deri pas zgjedhjeve. Edhe ky konsiderohet një akt që vendos shtetin në shërbim të PS për të ndikuar në rezultat.

3. Kapja e furgonit me ndihma nga Rezervat e Shtetit 1 javë përpara zgjedhjeve është provë e perdorimit të burimeve shtetërore për zgjedhjet për të ndryshuar rezultatin

4. Presioni i nëpunësve civilë per te gjetur secili 30-50 vota per PS-në kembim te vendit te punës.

5. Vendimi për shtimin e numrit te punonjësve të Bashkisë Berat me 16 persona.

Të fundit