Flash News

Ditari i Opozitës

“Kërkon të shuajë PD-në”, Berisha: Rama ka mobilizuar të gjitha bandat kundër votës

“Kërkon të shuajë PD-në”, Berisha: Rama ka

Kreu i PD, Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se po bën çmos që të shuajë PD-në.

“Ky kërkon ta shuajë PD-në dhe çdo demokrat duhet të jetë i ndërgjegjshëm për këtë. PD-në kërkon të ja varë në qafë një grup pengu që quhet Enkelejd, Lulzim apo si quhet. Ky kërkon në dhunim flagrant të çdo lloj parimi të votës, shumicës etj., që partia që përmbysi etërit e tij, të ndëshkohet nga ky bastard në pushtet.

Ky kërkon që duke asgjësuar PD-në, si e tillë pas rithemelimit të saj, të vazhdojë pushtetin e tij aq sa ta lejojë natyra. Edi Rama pas marrjes së pushtetit duke dhunuar votën, mendon në mënyrën më kriminale, të godasë përfundimisht pluralizmin”, tha Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Sipas Berishës, Rama ka mobilizuar të gjitha bandat dhe mjetet kundër votës.

“Ju i patë zgjedhjet e fundit, çfarë polariteti kishte. Përfaqësues ndërkombëtar që i damkosën dhe të tjerë që i quan në qiell. Kjo tregon se nëse ne nuk i dalim zot, shqiptarët nuk do të votojnë. Le të rrimë pa votuar, siç votuan në KLP. Ka kushtetutë që thotë me votë të fshehtë, apo ska rëndësi, duket si një copë letër pa vlerë. Të gjitha palët aty kishin frikë nga njëri tjetrin dhe donin ti shohnin votat në sy. Nuk gjenden askund skena të tilla. Prozhektorët mbi njëri-tjetrin. 11 veta që në çdo vend dhe kohë, duhet të votonin të lirë.

Kjo tregon se ku kemi arritur. Është një thirrje për çdo demokrat, e demokrate, për çdo shqiptar. Po nuk rikthyem votën, të ardhme nuk kemi. Dhe Edi Rama votë nuk rikthen. Ai ka transformuar shtetin në një makineri përbindëshe të dhunimit të votës.

Ai ka mobilizuar të gjitha bandat, mjetet kundër saj, por ajo nuk vdes, ai nuk e vret dot se ajo është në shpirtin e çdo njeri me dinjitet që do të votojë. E ne duhet të bëhemi avokat i secili prej tyre”, tha Berisha.

Të fundit