Flash News

Ditari i Opozitës

"Kërkova të verifikoj kuorumin, Basha nuk pranoi", anëtari i Këshillit Kombëtar braktis mbledhjen

"Kërkova të verifikoj kuorumin, Basha nuk pranoi",

Ilir Kondi - anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike - ka braktisur mbledhjen që ka nisur pak më parë në selinë blu.

Duke folur për mediat, ai tha se kërkoi të verifikohet kuorumi i nevojshëm për të filluar mbledhja, por Lulzim Basha nuk e ka pranuar kërkesën e tij, prandaj dhe vendosi të braktisë mbledhjen.

“Në nderim të gjithë atyre demokratëve që kanë votuar erdha sot të marr pjesë në këtë takim miting pasi kërkova të verifikohej kuorumi i nevojshëm, gjë e cila nuk u pranua nga zoti Basha. Atmosfera e trajtimit të një anëtari të Këshillit Kombëtar ishte e paprecedentë. Se kush i lejon vetes të shkelë procedurat apo të mos i respektojë ato në funksion të këtyre ngjarjeve jetike për PD. Unë refuzoj të bëhem pjesë e një takimi miting në këtë seli që është e shenjtë”, tha Kondi për mediat.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar janë 291 anëtarë nga 484, ndërkohë që pritet që të shkarkohet kryetari i këtij Këshilli, Edi Paloka, pasi ky i fundit ishte i pranishëm në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha ditën e djeshme.

Të fundit