Flash News

Ditari i Opozitës

Kërkuan “lirinë”, GJKKO rrëzon Berishën dhe Malltezin

Kërkuan “lirinë”, GJKKO rrëzon  Berishën dhe

GJKKO ka rrëzuar kërkesat për revokim të masave të sigurisë për liderin demokrat Sali Berisha dhe  Jamarbër Malltezit.

Berisha dhe Malltezi argumentuan se në këtë fazë që ndodhet hetimi janë zbutur nevojat për mbajtjen e tyre në masën “arrest shtëpie”, por kërkesa u rrëzua duke i lënë në këtë masë sigurie.

Kujtojmë që Berisha ka bërë disa herë kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë, por ajo është refuzuar.

Po ashtu ai ka kërkuar që të jetë i pranishëm në seancat plenare, si e drejtë e tij për të përfaqësuar interesin e qytetarëve që e kanë zgjedhur, në Kuvend. Pavarësisht pretendimeve të tij, GJKKO ka refuzuar kërkesat.

Ish-kryeministri dhe dhëndri i tij jane nen hetim për dosjen e kompleksit “Partizani”.

Të fundit