Flash News

Ditari i Opozitës

Kërkuan pamjet nga KQZ-ja, zbardhet SMS që u dërgoi sot Berisha kandidatëve të PD

Kërkuan pamjet nga KQZ-ja, zbardhet SMS që u dërgoi sot Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka dërguar sot të gjithë kandidatëve të PD një mesazh që do të kenë mbështetjen e partisë për të bërë transparent procesin zgjedhor të 11 majit. 

Pasi disa kandidatë të PD kanë kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pamjet filmike nga numërimi i votave, Berisha u ka garantuar atyre se selia blu do t’i mbështesë në këtë proces për të bërë transparencë.

Këtë e zbuloi kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili tregoi në Klan News. 

“Është e drejtë e çdo kandidati, e çdo subjekti politik që të verifikojë vërtetësinë e procesit të numërimit, ashtu siç duhet të identifikojmë problemet përpara numërimit, se manipulimi bëhet para se të fillojë procesi i numërimit.

Zoti Berisha, sot ka shpërndarë një mesazh tek të gjithë kandidatët, që thotë se secili do të ketë mbështetjen e PD për të bërë transparent procesin. Një proces që nuk është transparent krijon gjithmonë thyerje dhe çarje brenda një subjekti politik. Do krijojë gjithmonë paragjykime”, tha Mediu.

 

Të fundit