Flash News

Ditari i Opozitës

Këshilli Bashkiak mbledhje online/ Teliti: Shpirtin opozitar nuk e ndalojnë dot me policinë e pushtetit

Këshilli Bashkiak mbledhje online/ Teliti: Shpirtin opozitar nuk e

Nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, ka denoncuar vendimin për të mbajtur mbledhjen ‘online’ tha se fjalën e lirë dhe shpirtin opozitar nuk e ndalojnë dot as me policinë e pushtetit as me shtetin policor.

Këta kanë anulluar mbledhjen e zakonshme të këshillit bashkiak, ne duam të marrim pjesë edhe në mbledhjen online, por të hapin dyert e bashkisë, të lejohen këshilltarët të hyjnë brenda. Por ato duan që të mbyllin mbledhjen për 313 sekonda, pasi nuk duan të japin llogaridhënie”, tha Teliti.

Sipas tij, sot vajza dhe djem, disa të shkolluar edhe jashtë, janë kthyer në ushtarë të atij që edhe kur është para Prokurorëve, jep urdhëra të tillë.

“Shembulli më i keq kundër interesit të popullit”, tha Teliti, duke iu referuar Veliajt.

 

Të fundit