Flash News

Ditari i Opozitës

Këshilli i Europës bojkoton darkën e shtruar nga Rama, deputeti publikon e-mailin

Këshilli i Europës bojkoton darkën e shtruar nga Rama, deputeti

Këshilli i Europës duket se nuk e ka mirëpritur fjalimin e gjatë të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë Parlamentare të mbajtur sot.

Këshilli ka vendosur që të bojkotojë darkën e shtruar nga \kryeministrit shqiptar. Vendimi është bërë i ditur nga deputeti i PD, Belind Këlliçi i cili ka publikuar edhe e-mailin nga grupi parlamentar EPP/DC, që është dhe grupi më i madh i Asamblesë, ku njofton bojkotin e darkës së shtruar nga Rama. 

“Pas fjalës së turpshme, arrogante dhe me tone fyese sot ndaj KiE, lidershipi i Këshillit të Europës tërheq mbrapsht dhe anulon ftesën për darkë pune drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë.

Vendi ynë meriton më shumë, meriton një Kryeministër dhe qeverisje normale dhe jo një klloun të korruptuar kokë e këmbë e palaço cirku!”, shkruan Këlliçi.

Kujtojmë se Rama kërkoi në Asamblenë Parlamentare të KiE rishikimin e raportit të Dick Marty-t dhe u shpreh se e vërteta është e zbardhur, pasi nuk ka asnjë fakt dhe provë se gjatë luftës së Kosovës ka ndodhur trafikim organesh.

Kryeministri shqiptar miratimin e Rezolutës së Dick Martyt e konsideroi si një gabim tragjik nga ana e KiE-s.

Të fundit