Flash News

Ditari i Opozitës

Këshilli Kombëtar i Integrimit, Tabaku ironizon qeverinë: Detyra jonë, zbatimi i vendimeve edhe kur nuk na pëlqejnë

Këshilli Kombëtar i Integrimit, Tabaku ironizon qeverinë: Detyra

Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE) për përmbushjen e rekomandimeve të Raportit të Komisionit Europian për vitin 2023, për angazhimet e ndërmarra në kuadër të Udhërrëfyesit për Shtetin e së drejtës.

E pranishme është deputetja e PD-së Jorida Tabaku, e cila në fjalën e saj ka “thumbuar” mazhorancën, kur tha se pavarësisht se të gjithë duaj të marrin pronësinë e drejtësisë së re, detyrë mbetet zbatimi i vendimeve të drejtësisë edhe kur nuk janë ato që duam.

 “Drejtësisë së re, të gjithë duam t’ia marrim pronësinë, ndonëse detyra jonë mbetet vetëm zbatimi i vendimeve të tyre edhe kur na pëlqejnë edhe sidomos kur nuk na pëlqejnë.

Nuk ka dy drejtësi. Nuk ka një drejtësi të mirë për mua se i bie kundërshtarit dhe një drejtësi të padrejtë karshi meje se më godet mua.

Kemi forcuar dhe rolin e kuvendit në procesin e integrimit jo për të shtuar një tjetër institucion në lumin e gjatë të burokracisë por për të afruar shoqërinë civile.

Na pëlqen apo nuk na pëlqen ne si politikë, na duhet të kujdesemi që këto institucionë kanë burimet, stafin dhe mbështetjen ligjore për veprimtarine e tyre.

Ky Këshill Integrimi është një hapësirë që drejtohet nga opozita dhe që në dakordësi të plotë me mazhorancën e kemi vendosur t’ia hapim shoqërisë civile, grupeve të interesit si një agorë diskutimi për politikat nga kushdo që nuk ka akses në qeverisje.

Ne me këtë veprim duam t’ju sigurojmë që dera e KKIE është e hapur dhe jemi të gatshëm në gjithëpërfshirje të kontrollit dhe monitorimit por njëkohësisht një rikujtesë për rëndësinë që opozita ka për të qenë gjithëpërfshirëse dhe për të afruar procesin tek qytetarët.”- tha Tabaku

Të fundit