Flash News

Ditari i Opozitës

“Këta vetëm vjedhin”, Berisha: 5500 euro një pishë, 7 kilometra të rrugës Tiranë-Elbasan kushtuan 180 mln euro

“Këta vetëm vjedhin”, Berisha: 5500 euro një

Kreu i PD, Sali Berisha ka përsëritur akuzat ndaj qeverisë Rama se vjedh dhe abuzon me fondet publike.

Nga Librazhdi, Berisha përmendi raste konkrete duke thënë se vetëm për autostradën Elbasan-Tiranë, 7 kilometra kanë kushtuar 180 milionë euro.

Edhe për Kreun e Bashkisë së Tiranës tha se ka blerë fidane me 5500 euro një pishë.

Berisha: Ndërtohet rruga me 24 milionë euro kilometri, ndërkohë kur në të gjithë Europën, ajo ndërtohet me 2 maksimumi 3 milionë euro.

Ju e dini autostradën Elbasan-Tiranë dhe e dini që u inaugurua në vitin 2013 përveç një segmenti 7 kilometra Ibë-Farkë. Rruga u prokurua e tëra për t’u dorëzuar përfundimisht me 255 milionë euro, përfshi tunelin.

Rruga ka shkuar 430 milionë euro. Ato 7 kilometra kanë kushtuar 180 milionë euro.

Pra, ndokush që mendon se ato nuk janë paratë tona, gabon fatalist. Ato janë vetëm tuajat.

Qeveria nuk prodhon para, ajo mbledh taksat tuaja, mundin tuaj, djersën tuaj dhe është e detyruar ta kthejë në rrugë, shkolla, ujësjellës, kanalizime.

Ju votoni për veten tuaj, vota për Edi Ramën është një votë për t’u vjedhur më shumë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, ish-kreu se ai do ikë me siguri, deklaron se ka mbjellë 1 milion fidane. Parku i madh i Tiranës ka gjithsej 32 mijë pemë. Është 57 hektarë. 1 milionë hektarë duan një sipërfaqe nga 600 deri në 900 hektarë.

Ka vjedhur me faturën e fidaneve. Ka blerë fidane me 5500 euro një pishë.

Të fundit