Flash News

Ditari i Opozitës

Këtu qeverisin hajdutët, Vasili: Energjia elektrike në Kosovë është 7.4 lek, ndërsa në Shqipëri 8.5 lek!

Këtu qeverisin hajdutët, Vasili: Energjia elektrike në

Deputeti i PL, Petrit Vasili  ka reaguar mbi uljen që qeveria Rama bëri në uljen e çmimit të energjisë me 1 lek dhe në 8.5 lek kilovatin, të cilin ai e cilësoi qesharak dhe se qytetarët po vuajnë kusuret e narkohajdutëve të kësaj qeverie.

Vasili në rrjetin social Facebook është shprehur se në Shqipëri hajdutët e kësaj qeverie bëjnë sikur ulin energjinë me 10% por nga ana tjetër rrisin ujin me 40% duke thelluar kështu varfërinë e qytetarëve.

Ai e krahasoi çmimin e kilovatit me Kosovën ku e ka të ndarë në dy fasha dhe kushton 7.4 lek gjatë ditës ndërsa natën kushton 3.4 lek kilovati

Postimi i Plotë:

Qeveria e hajdutëve me Ramën në krye u shfaq pompoze sot në uljen qesharake të cmimit të energjisë me 1 lek dhe fiksimin në 8.5 lek kilovati.

Në Shqiperi hajdutët e qeverisë bëjnë sikur ulin energjinë me 10% ndërkohë rritin çmimin e ujit me 40% duke varfëruar edhe më keq qytetarët e thjeshtë.

Po se sa vidhen qytetarët shqiptarë është shumë e lehtë të kuptohet.

Kosova e ka sot çmimin 7.4 lek kilovatin.

Kosova sot e ka me dy fasha çmimin dhe natën cmimi i energjise elektrike është vetëm 3.5 lek kilovati.

Çfarë ka më shumë Kosova?

Asgjë më shumë se Shqipëria në drejtim drejtim, përkundrazi ka më pak burime dhe mundësi.

Por Kosova ka një aset shumë të madh sepse ka një qeveri të përgjegjshme dhe nje Kryeministër patriot dhe të pakorruptuar si Albin Kurti.

Ndërsa më Shqipëri qeverisin hajdutët me Edi Ramën në krye ndaj çmimi i energjise ështe më i lartë se Kosova.

Në Shqipëri ndërmarrjet shtetërore ku p.sh Ujesjelles Kanalizimet i kanë borxh 360 milion euro milionë euro energji elektrike të papaguar ndërsa qytetarëve ju mbahet çmimi i energjisë më i lartë se Kosova.

Qytetarët vuajnë pra kusuret e narkohajdutëve të Qeverisë.

 

Të fundit