Flash News

Ditari i Opozitës

“Kim është betuar se PD do shkatërrohet, Berisha: Do marrim pjesë në zgjedhjet e 14 majit

“Kim është betuar se PD do shkatërrohet, Berisha: Do marrim

Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se vula dhe logoja e Partisë Demokratike po u jepet pengjeve të Ramës.

Duke folur në një aktivitet me rastin e 60 vietorit të lindjes së “Heroit të Demokracisë", Azem Hajdari, Berisha tha se kryeministri Edi Rama dhe ish agjenti i FBI, McGonigal janë tradhtarë të kombeve përkatëse dhe së bashku do marrin fundin që meritojnë.

 “Bëjnë gjithçka që të mos hyjmë në zgjedhje duke i dhënë vulën dhe logon pengjeve që kanë marrë. Ne do mbetemi parti me vlera evropiane dhe aleatët tanë do mbeten SHBA-të. Njerëz si Edi Rama përdorin si mburojë faktin që SHBA nuk korruptohet, por ai dhe McGonigal janë tradhtarë të kombeve përkatëse dhe së bashku do marrin fundin që meritojnë. Ne mbetemi të angazhuar që në këto zgjedhje të marrim rezultatet më të mëdha dhe t’i japim goditjen më të fuqishme regjimit të Edi Ramës.”, është shprehur Berisha.

Po ashtu Berisha është shprehur se Rama është ndihmuar dhe nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila sipas ish-kryeministrit është betuar se PD-ja do shkatërrohet.

“Sot, ata që vranë, ekzekutuan Azem Hajdarin para PD-së, sot ata që kontraktuan si vrasës McGonigalin, që kanë kontraktuar si vrasës me pagesë ambasadorë, bëjnë gjithçka që ne të mos hyjmë në zgjedhje. Rama nuk është i vetëm. Ai u ndihmua nga ambasadorja Yuri Kim, e cila bëri çdo ndërhyrje në gjykate. E korruptuar sa vetë McGonigal, ajo është betuar se PD do shkatërrohet, se Shqipëria do përjetojë ndëshkimet më të rënda. Pse? Sepse nuk pranon monizmin e Edi Ramës”, ka deklaruar Berisha.

Ish-kryeministri shtoi se sa i përket zgjedhjeve të 14 majit ata do të marrin pjesë në to dhe përmes tyre do “ti japin një goditje regjimit” mafioz e anti-kushtetues.

“Ne do marrim pjesë në zgjedhje. Kudo që shkoj gjej një klime entuziazmi si kurrë më parë. Ekziston e drejta për shqiptarët, edhe për ata që kanë pasur vërejtje. Rama bashkë me të korruptuarit e tjerë po bën gjithçka për të krijuar një pseudo opozitë. Ata janë armiq dhe nuk kanë asnjë lidhje me lirinë. Të gjitha këto u kaluan, ndaj Azemi është më i gjallë se kurrë sot. Ne jemi dhe mbetemi opozitë e fuqishme sikur atëherë që u krijuam. Aleati më kryesor janë dhe do mbeten SHBA dhe BE. Ne mbetemi të angazhuar që n këto zgjedhje të marrim rezultatet më të mëdha dhe t’i japim goditjen më të fuqishme Edi Ramës dhe përpjekjeve të mafies për të shndërruar Shqipërinë në çifligun e saj. Azemi sot është më i gjallë se kurrë, njësoj siç ngrihej mbi supet e studentëve më 9 dhjetor. Ne sot, të frymëzuar nga ai, do vazhdojmë betejën tonë në të gjitha fushat. Në një revolucion të pandalshëm deri në përmbysjen e këtij regjimi që nuk meriton të qeverisë asnjë ditë Shqipërinë.”ka thënë Berisha.  

Të fundit