Flash News

Ditari i Opozitës

Kim kërkoi sërish rishikim të listave, Berisha njofton konferencë për shtyp

Kim kërkoi sërish rishikim të listave, Berisha njofton
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se do të zhvillojë një konferencë për mediat, ditën e sotme në orën 12.00. Ai ka bërë me dije se konferenca do të zhvillohet te hotel "Rogner".

Ky është komunikimi i dytë i Berishës me mediat, pasi ambasadorja amerikane Yuri Kim i kërkoi kryedemokratit Lulzim Basha që të distancohej nga Berisha.

Ky i fundit është shpallur "non grata" në SHBA nga DASH. Kim tha se PD nuk mund të hajë bar për hir të një deputeti.  Pas kësaj deklarate të diplomates, Berisha u shpreh se nuk do të tërhiqet dhe se do ta ushtrojë mandatin e fituar më 25 prill.

Nuk dihet nëse ish-kryeministri ka ndryshuar mendim dhe do ta komunikojë në konferencën e sotme, apo do të ritheksojë se do të jetë në Parlament në shtator.

Në një editorial të publikuar një ditë më parë, Kim i kërkoi edhe një herë Bashës dhe kryeministrit Edi Rama që të rishikojnë listat e deputetëve.

Të fundit