Flash News

Ditari i Opozitës

Takimi Alibeaj-Kim, reagon Paloka: Më tepër se turp! Shkelje e etikës dhe ligjeve

Takimi Alibeaj-Kim, reagon Paloka: Më tepër se turp! Shkelje e

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, njeh Enkelejd Alibeajn si kryetar të komanduar të PD-së.

Në takimin e zhvilluar sot në Kryesinë e Kuvendit, Kim rikonfirmoi se nuk do ta njohë as Berishën dhe as Komisionin e Rithemelimit, pavarësisht se me vendim gjykate, iu takon drejtimi i partisë.

Për deklaratën e ambasadores, ka reaguar Edi Paloka. Ai shkruan në Facebook, se më tepër se turp, akti i Yuri Kim është shkelje e çdo etike dhe ligji në Republikën e Shqipërisë. Sipas Palokës, Kim është angazhuar prej kohësh në përçarjen e opozitës.

“Ky eshte me teper se turp, eshte shkelje e jo vetem cdo etike por dhe ligjeve te Republikes se Shqiperise!

Kjo zonja qe uroi Ramen per “fitoren historike” pa mbaruar akoma procesi zgjedhor me 25 prill ; qe ka dale hapur ne mbeshtetje te qeverise me te korruptuar ne rajon ( sic e cileson vete Departamenti Amerikan i Shtetit) dhe qe prej kohesh eshte angazhuar ne vete te pare ne percarjen e opozites shqiptare, sot ka ndermarre nje akt te fundit , gjithnje ne sherbim te te njejtit qellim.

Zonja ambasadore , me arrogance , tregon se jo vetem nuk respekton Konventen e Vjenes po nuk njeh as vendimet e gjykatave shqiptare megjithese flet gjithe kohen per drejtesine .

Ti zonje mund te takosh ke te duash dhe si te duash , po nuk mund te vendosesh mbi gjykatat shqiptare e sidomos mbi vullnetin e lire te demokrateve shqiptare!”, shkruan Paloka.

Të fundit