Flash News

Ditari i Opozitës

“Kishim plan të çmontonim LSI”, Kryemadhi: Rama po ikën vetë për skrap, ngeli duke turfulluar

“Kishim plan të çmontonim LSI”, Kryemadhi: Rama po
Foto ilustruese

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se Lëvizja Socialiste për Integrim duhet zhbërë si parti. Nga Lezha ku zhvilloi një takim me të rinjtë, ajo tha se Rama “turfullon” nëpër ekrane.

Ajo tha se programi politik i Ramës ka qenë “ta çojmë LSI-në për skrap”, duke theksuar se ky synim i tij ka dështuar.

“Shikojmë një kryeministër në ikje që turfullon me orë të stërzgjatura në televizion, i la dhe televizionet pa reklama, sepse ka dy orë e gjysmë që vetëm flet, i falimentoi më shumë se ç’janë.

Dhe cili është programi i vetëm që ai ka? Me atë që kemi dëgjuar ne 8 vjet, programi politik i Rilindjes dhe i Edi Ramës ka qenë: ‘Të çojmë LSI-në për skrap’. Ky program i tij ka dështuar, po shkon për skrap për vete”, deklaroi Kryemadhi.

Të fundit