Flash News

Ditari i Opozitës

"Kishte 'frikë' nga babi, por jo nga Ramiz Alia", zëdhënësja e Berishës një rrëfim për urim në 30-vjetorin e themelimit të PD-së

"Kishte 'frikë' nga babi, por jo nga Ramiz Alia",
Në foto: Zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli

Zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli, ka uruar 30-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, duke kujtuar disa nga momentet e protestave studentore të dhjetorit 1990, Mëhilli tregon se si e motra, person me ideale që në moshë të re, merrte pjesë në protestat kundër sistemit.

Postimi i plotë i Mëhillit:

Po shihja parmbreme ne Opinion pamjet e takimit te Dhjetor 90’ te 30 studenteve me Ramiz Aline!

Aty ne rresht te dyte, midis Edmond Budines dhe Ilir Metes eshte ime moter, @ilenjamehilli! Ne fakt mezi gjen ne tere filmimin nje plan ku ajo te duket e plote dhe ndoshta mezi vihet re. Me kishte bere gjithmone pershtypje kjo gje. Gjate nje udhetimi pune, besoj ka qene gjate samitit te NATO-s ne Lisbone ne vitin 2010, gjate nje bisede me Arben Imamin i pranishem si Minister Mbrotjeje, i them: po Ilenja pse rrinte ashtu sikur fshihej? Dhe Beni me thote: "Pse se di ti? Fshihej se kishte veshur fshehurazi pulovren e babit dhe nuk donte ta kapnin kamerat e ta merrte vesh ai." ????‍♀️????Kishte “frike” nga babi, por jo nga Ramiz Alia ????. Me pas Ilenja mbajti procesverbalet e mbledhjeve te para perfshire asaj themeluese te PD-se. Eshte krenaria ime qe ajo eshte pjese sado e vogel e nje historie te madhe. Kishte ideale atehere! A ka ende sot?

P.S.: Une urimet vazhdoj t'i bej me date 12 dhjetor! Gezuar ????✌️

Të fundit