Flash News

Ditari i Opozitës

“Kjo është shqetësuese”/ Takimi i 18-të për Anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Bardhi: Deputetët e opozitës provokohen

“Kjo është shqetësuese”/ Takimi i 18-të për

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili ndodhet në takim me përfaqësuesit e Asocimit për Stabilizimin dhe Anëtarësimin e Shqipërisë në BE, shprehu shqetësimin për provokimet ndaj deputetëve të opozitës dhe tentativat për të diktuar qëndrimet e tyre në këtë takim.

Bardhi theksoi se, gjatë mbledhjes, ishte shprehur se demokratët kishin shkuar për të diskutuar protestën që po zhvillohet aktualisht në rrugët kryesore të vendit, një fakt që u mohua nga përfaqësuesit e opozitës. Ai theksoi se as Edi Rama dhe askush tjetër nuk mund t’i diktojë deputetëve të opozitës se çfarë duhet të thonë.


“Ne kemi disa tema të përcaktuara në axhendë dhe asnjë nga kolegët e mi nuk ka dalë jashtë temës. Është shqetësuese që deputetët e opozitës po provokohen. Nëse do të flisnim me protestuesit, do të ishim në shesh, nuk do të kishim ardhur këtu. Ne do të themi ato të vërteta që dëshirojmë të themi, por askush nuk mund të na diktojë se çfarë do të themi. Ka miq të ministrit dhe deputetëve që kanë këtë dosje. Unë do ta them të vërtetën time sepse për këtë kemi ardhur. Nëse dëshironi një panoramë tjetër, mos e përfshini opozitën në këtë format, nëse dëshironi ngjyrë, atëherë e keni parlamentin. Ne kemi shfaqur respekt për kolegët tanë të parlamentit europian. Por askush nuk mund t’i diktojë deputetëve të opozitës se çfarë duhet të thonë në këtë tryezë,” deklaroi Bardhi.

Të fundit