Flash News

Ditari i Opozitës

Klevis Balliu flet për herë të parë për skualifikimin nga listat e PD: Do merren vesh të gjitha

Klevis Balliu flet për herë të parë për skualifikimin

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur për herë të parë pas skualifikimit të tij nga anëtarësia e PD nga listat e kandidatëve për deputetë në Pogradec.

I ftuar në ‘news 24’, Balliu nuk preferoi të japë shumë detaje, por tha se nuk është koha për qejfmbetje dhe se do merren vesh të gjitha, duke shtuar se PD është transparente.

Ai tha se në 25 prill, PS do të jetë forcë e tretë politike.

“Do merren vesh të gjitha. PD është transparente, por të gjithë duhet të bashkohemi me PD dhe opozitën bashkuar për të larguar Edi Ramën si fatkeqësia më e madhe kombëtare në Shqipëri. Në 25 prill, PS do shpartallohet në cdo lagje, do jetë parti e tretë.

Kjo është koha për bashkim kombëtar, po shkatërron ëndrrën e shqiptarëve për integrimin e vendit në BE. Rama do jetë përgjegjës për një përgjigje negative ndaj Shqipërisë, po rrezikojmë përjashtimin përfundimtar nga ky proces, por shkak të vjedhjeve të Ramës”, u shpreh Balliu.  

Të fundit