Flash News

Ditari i Opozitës

Klipi i 35-vjetorit të PD, Berisha: Po ta kisha vënë Lulzim Bashën, do t'i vija një kryq të kuq

Klipi i 35-vjetorit të PD, Berisha: Po ta kisha vënë Lulzim

Në klipin e 35-vjetorit të themelimit të PD i shfaqur mbrëmë në një aktivitet të mbajtur në selinë qendrore mungonte ish kreu i PD, Lulzim Basha. 

I pyetur nga gazetarët sot, Berisha tha se po ta kisha bërë ai atë klip, do ta kisha bërë ndryshe, duke i vënë një kryq të kuq, sepse Lulzim Basha, shton Berisha, e dëmtoi opozitën shqiptare.

Berisha: Së pari, dua të të siguroj se po ta kisha bërë unë atë klip, do ta kisha bërë ndryshe.
Por po të kisha vënë Lulzim Bashën, do ti vija një kryq të kuq, sepse Lulzim Basha e dëmtoi opozitën shqiptare.
Nuk them se mund të mos ishte, por do ishte me atë që meritonte.
Besoj se u përgjigja.
Ishte me Taulant Ballën. Ja! Prandaj të lutem shikoji pak me vëmendje.
E sheh, paska qenë. Në punën e tij ishte….

Të fundit