Flash News

Ditari i Opozitës

Koalicion me Metën? Berisha: Të gjitha janë në diskutim, shqiptarët duan fitore

Koalicion me Metën? Berisha: Të gjitha janë në diskutim,

Kryetari i PD, Sali Berisha foli për takimin që zhvilloi pak minuuta më parë me kreun e PL-së Ilir Meta.

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha u pyet nëse do të ketë një koalicion me Metën për zgjedhjet vendore të 14 majit. Kryedemokrati tha se janë në diskutim të gjitha opsionet.

“Që të gjitha janë në diskutim. Ishte diskutim i zgjeruar për fitoren. Shqiptarët presin fitoren nga opozita dhe ne jemi të sigurtë. Edi Rama e di që është mundur dy herë nga Sali Berisha. E kjo e treta e pret shumë shpejtë e ka të qartë”, u shpreh Berisha.

Sa i përket partive politike me të cilat po negocion, Berisha tha se dio të jetë një spektër i gjerë.

“Në rrafshin politik do të jetë një spektër i gjerë. Në rrafshin electoral janë duke u marrë specialistët e te drejtës Zgjedhore”, tha Berisha.

Të fundit