Flash News

Ditari i Opozitës

Koalicioni/ Ende s'ka dakordësi mes Ndokës dhe Bashës, kreu i PDK nuk firmos marrëveshjen

Koalicioni/ Ende s'ka dakordësi mes Ndokës dhe Bashës, kreu

Dukej se Lulzim Basha ishte dakordësuar prej kohësh me kreun e PDK-së Nard Ndokën, për të garuar në një listë të përbashkët për zgjedhjet e 25 prilit, por nuk rezulton kështu. 

Burime bëjnë me dije se Nard Ndoka nuk e ka firmosur ende marrëveshjen me Bashën, edhe pse pritej që të ishte pjesë e koalicioni opozitar në listën e Qarkut të Shkodrës. 

Ndoka dhe Basha zhvilluan një takim në selinë blu mesditën e sotme dhe mësohet se kreu i demokriustianëve nuk ka mbetur i kënaqur nga marrëveshja e propozuar. Palët po vazhdojnë negociatat për të arritur dakordësinë. 

“Partia Demokratike – Aleanca për ndryshim” është emri i koalicionit opozitar që PD dhe aleatët e saj kanë zgjedhur për të garuar më 25 prill. 

Deri tani Basha ka arritur marrëveshjen me Fatmir Mediun, Dashamir Shehin, Shpëtim Idrizin, Vangjel Dulen, Bamir Topin e disa të tjerë.

 

Të fundit