Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi: Politikisht fushata do të drejtohet nga grupi i Rithemelimit, Basha ndoshta nuk hyn në garë

Kryemadhi: Politikisht fushata do të drejtohet nga grupi i Rithemelimit,

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zbardhur modalitet e funksionimit të koalicionit me Komisionin e Rithemelimit për zgjedhjet e 6 marsit.

Në një intervistë për ‘Report TV’, Kryemadhi thotë se pjesën e angazhimit politik do ta drejtojë Grupi i Rithemelimit.

Ne nuk do të kemi kandidatët tanë, këto janë kandidatët e grupit të rithemelimit të cilët kanë ardhur si rezultat i primareve. Lider politik i këtij koalicioni edhe në marrëveshje është vetë grupi rithemelimit janë ata që do të drejtojnë fushatën politikisht në aspektin e tezave politike, angazhimeve politike, ndërsa LSI është instrumenti i regjistrimit të kandidatëve së bashku me Partinë Demokristiane në KQZ. Për të lehtësuar një proces burokratik. Kjo nuk do të thotë që LSI nuk do t’i bëjë thirrje të gjithë qytetareve apo dhe të gjithë mbështetësve të saj në të gjashta bashkitë për t’u drejtuar drejt kutive në 6 mars për të votuar atë kandidat në të cilin ata gjejnë veten”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI nuk ka lënë pa thumbuar sërish kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Teksa shprehu bindjen në fitoren e kandidatëve të koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, ajo tha se në Shqipëri ka vetëm një njeri që hyn në garë për të humbur.

‘Nuk ka njeri që hyn në garë për të humbur. Vetëm një kemi që hyn në garë për të humbur. Që i bën llogaritë për të humbur sepse fiton më shumë duke humbur sesa fitojnë mbështetësit e tij. Normal që kandidatët e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ hyjnë për të fituar”, tha ajo, duke shtuar se Basha ndoshta nuk hyn në garë.

“Të nxjerrë kandidatët një hëre se nuk ka nxjerrë kandidatët. Afatet e fundit këto ditë janë. 6 shkurti është afati i fundit. Të mendosh që ka 10 vjet për primare dhe ende nuk ka hedhur emrat. Apo po bën sondazhe një listë apo dy lista. Është traditë e përhershme, është traditë që i mban gjërat në momentin e fundit. Unë shpresoj që të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 marsit po mos u çudisni kur të thotë që nuk bëhem pjesë e ‘Trekëndëshit të Bermudës’ dhe nuk marr pjesë në zgjedhjet e 6 marsit, sepse kam përshtypjen që rezultatet do të jenë komplet ndryshe”, tha Kryemadhi. 

Të fundit