Flash News

Ditari i Opozitës

Koalicioni me LSI, Berisha: Kam pasur bisedime edhe me Metën, nuk kemi folur për detaje

Koalicioni me LSI, Berisha: Kam pasur bisedime edhe me Metën, nuk kemi

 

Ish-kryeministri Sali Berisha me ‘Rithemelimin’ do të hyjnë në zgjedhjet e 6 marsit si koalicion me LSI-në. Berisha tha se koalicioni do të quhet “Shtëpia e Lirisë”.

Në një intervistë për Syri Tv, Berisha tregoi se ka pasur takime me thuajse të gjithë krerët e partive të tjera të vogla, madje theksoi se ka pasur takime edhe me presidentin Meta, por nuk ka dhënë detaje.

Berisha tha se marrëveshja do të firmoset nga deputeti Flamur Noka dhe sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari.

“Koalicioni do të jetë 'Shtëpia e Lirisë'. Unë jam deklaruar se jam për koalicion me LSI. Marrëveshjen po e firmosin Flamur Noka nga ana jonë dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI por do të jenë edhe Demokristianët e Kristian Demokratët. Me LSI-në kemi pasur bisedime në të gjitha nivelet. Edhe unë kam pasur bisedime me zotin Meta. Nuk kemi folur për detaje, por ju e dini që unë kam deklaruar se jam për koalicion me LSI-në. Nuk e kam fshehur këtë. Unë e kam takuar zotin Meta. Kam takuar të gjithë kryetarët e partive opozitare, përveç zotit Dule që ndodhet jashtë vendit. Por edhe me të kam kontaktuar në telefon Vetëm për këto zgjedhje. Partitë e tjera nuk janë regjistruar”, deklaroi Berisha.

Të fundit