Flash News

Ditari i Opozitës

Koalicioni opozitar, Mustafaj: Vonesa për negociatat e pajustifikueshme, stil i Bashës

Koalicioni opozitar, Mustafaj: Vonesa për negociatat e pajustifikueshme,

Të pajustifikueshme e cilëson ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj vonesën e kreut të PD-së, Lulzim Basha për të nënshkruar marrëveshjet e koalicionit zgjedhor me aleatët. Sipas tij, kryeopozitari ka patur kohë të mjaftueshme dhe nuk mund t'i linte negociatat me aleatët deri në minutën e fundit.

Mustafaj shton më tej se lënia e gjërat në minutë të fundit është çështje stili të Lulzim Bashës

“Unë besoj mirë. Jo shumë mirë. Do të kisha menduar, se ka ceduar tek koha. I ka lënë për në minutën e fundit. Nuk kishte asnjë arsye që të dorëzohen ditën e fundit para mesnatës. Ka pasur kohë të mjaftueshme që këto gjëra të zgjidhen edhe para tre muajsh. Nuk e di pse i ka lënë në minutën e fundit. Ajo që do mbyllet sot, nuk i mbyll negociatat midis tyre se kur të vijë puna te zbatimi i kësaj marrëveshje te lista, janë më të vështira, nuk mund të bëheshin më përpara. Por emri dhe logo duhej të bëheshin ngeshëm javë e javë më parë. Është çështje stili. Në 2017 pati një emergjencë që lidhej me çadrën dhe marrëveshja e famshme. Këtë herë nuk justifikohet.”, tha Mustafaj në “Radarin Informativ”.

Duke iu referuar negociatave me Fatmir Mediun, ai tha se kreu i republikanëve kërkon që të mos përsëritet 2017-ta.

“Unë nuk i di detajet e negocimit. Në pakënaqësinë e Mediut nëse ka të tillë, pasqyrohet, parimi i tij gjatë negociatave ka qenë që nuk duhet të ketë referencë nga 2017. Në këtë kuptim ata kërkojnë referenca të para 2017 ku sidomos një parti historike si PR, me një profil të qartë, me bazë elektorale, kërkon që të jetë e identifikuar në listën përfundimtare. Basha me përvojën e  tij në politikë, duhet të ketë mësuar që negociatat nuk janë imponim, por arritja e një të mesmeje që kënaqin të gjithë”, tha ai.

Të fundit