Flash News

Ditari i Opozitës

“Koalicioni nuk është praktikë e re”, Spaho: Nëse KAS regjistron grupimin e Alibeajt, është në shërbim të Ramës

“Koalicioni nuk është praktikë e re”, Spaho:

Edmond Spaho ka komentuar jashtë Parlamentit për zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike dhe vendimin e Sali Berishës për t’u futur në koalicion në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Deputeti demokrat tha se kjo është praktikë e përsëritur nga 6 marsi. Spaho foli dhe për seancën që po zhvillohet në KAS për ankimimin e grupit të Alibeajt për t’u regjistruar në zgjedhje dhe tha se nëse vendosin në favor, atëherë ky institucion është vënë në shërbim të Ramës.

“Ne do të jemi me logon e koalicionit, nuk është praktikë e re për ne që nga pluralizmi keni synuar të hyjmë me koalicion edhe në 6 mars ashtu ishim nuk besoj se do të jetë pengesë serioze për të krijuar keqkuptime Logon e PD ka qenë pjesë e logos së koalicionit, edhe këtë radhë do të ketë logon e vet që simbolizon koalicionin, por kur mazhoranca në vend të përdori ligjin përdor maliqin është e natyrshme që ne të regjistrohemi nëpërmjet koalicioneve."

"Nuk është qëndrim serioz se kërkon që kandidatët tanë të regjistrohen me vulën e tij se aty s’ka mbështetës madje përfliten se nuk duan vetë të regjistrohen ata duan të votojmë mbështetësit tanë dhe më pas të marrin meritat, ata duhet ta pranonin verdiktin e Shkallës së Parë që PD e përfaqëson Komisioni i Rithemelimit dhe Sali Berisha”, tha Spaho.

“Për ne nuk ka asnjë efekt se jemi regjistruar në koalicion nëse KAS merr një vendim të tillë tregon që është vënë në shërbim të Edi Ramës dhe do të emërojë opozitës. Nëse do të ketë dy kandidatë ai do të mbledhë një grusht votash por nuk besoj të jemi në një skenar të tillë ky grupim nuk ka mbështetje në bazë përpiqet me mekanizma jo ligjorë të sigurojë ndonjë avantazh ose fitim”, tha ai.

Të fundit