Flash News

Ditari i Opozitës

Koalicioni PD-PL, Kaso: Sot japim detaje nga përbërja, vendimi u mor nga organet e larta të partisë

Koalicioni PD-PL, Kaso: Sot japim detaje nga përbërja, vendimi u mor

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka deklaruar se sot do të jepen detaje nga koalicioni që PD do të lidhë me Partinë e Lirisë.

Në një lidhje direkte për MCN Tv, Kaso tha se sot do të bëhet e ditur përbërja e koalicionit, teksa foli edhe për mundësitë e negociatave me të gjithë partnerët.

Lidhur me regjistrimin në zgjedhje, Kaso tha se KQZ nuk duhet të shtrojë çështjen nëse duhet apo jot ë regjitrojë Berishën, po kandidatët e zgjehdur nga qyetarët në një proces transparent.

“Brenda ditës së sotme do të bëhet e ditur përbërja e koalicionit dhe modalitetet në të cilat koalicioni do të garojë në këto zgjedhje.

Vendimi për të garuar në koalicion është vendim i marrë nga organet më të larta të PD, si Këshilli Kombëtar. Nuk mund të përjashtohen negociatat me gjithë parterët e koalicionit, nga partia me numrin më të madh të votave, tek ajo me më pak dhe pa përfaqësim në parlament.

Çështja nuk shtrohet që KQZ të regjistrojë ose jo Berishën, por PD dhe kandidatët e zgjedhur mes një procesi transparent dhe të jenë alternativa që qytetarët kanë dashur.

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor që duhet të marrë vendimin i pari, pavarësisht paraqitjes së të gjithë dokumentacionit, duket të merrte dijeni të faktit që realiteti politik dhe juridik i PD i ka tejkaluar parashikimin formal në letra, në regjistrimin e Partisë Demokratike”, tha Kaso.

Të fundit