Flash News

Ditari i Opozitës

Kodi i ri Penal, Balliu: Qeveria po shpërblen krimin e organizuar pas vjedhjes së pushtetit

Kodi i ri Penal, Balliu: Qeveria po shpërblen krimin e organizuar pas

Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj propozimeve të reja në Kodin Penal, duke i cilësuar si një formë shpërblimi për krimin e organizuar.

Sipas tij, pas ndihmës që grupet kriminale i dhanë Edi Ramës për të “vjedhur pushtetin” në zgjedhjet e fundit, qeveria po tenton t’i lirojë të dënuarit përjetësisht për krime të rënda.

Balliu: Pasi krimi i organizuar e ndihmoi Ramën që të vjedhi edhe njëherë pushtetin në zgjedhjet e fundit, ja si i shpërblen ai ato.

Duke nxjerrë një propozim në kodin e ri penal ku njerëz të dënuar për krime makabre, të dënuar përjetësisht në burg, sot kërkon që ti nxjerri.


Dhe ky është po i njëjti person që ka arrestuar dhe ka burgosur qytetarë sepse nuk kanë paguar dritat apo ujin.

Të fundit