Flash News

Ditari i Opozitës

Kodi i ri penal, Nesho: Rama po e mban si planin ‘B’ nëse nuk i ecën rruga drejt integrimit në BE

Kodi i ri penal, Nesho: Rama po e mban si planin ‘B’ nëse nuk i

Ish ambasadori Agim Nesho ka komentuar propozimet e kodit penal nga një grup ekspertësh nga qeveria shqiptare. 

Duke folur në Syri tv, Nesho u shpreh se, Rama këtë kod po e mban si planin ‘B’ nëse nuk i ecën rruga drejt integrimit në BE.

‘Kodi i ri penal është një iniciativë e Ramës e kamufluar që edhe për një periudhë të shkurtër u tregua se, ai gënjen. Gënjen sepse gjithë kjo iniciativë që fillon që nga 2019 që të bëjë një grup pune i dirigjuar, asistuar dhe ndihmuar me ekspertizë dhe nga Mministria e Drejtësisë.

E tani kemi dhe deklaratat e Ramës se, e kanë bërë disa ekspertë të veçantë si profesori, drejtori i Magjistraturës sikur është një person i cili mund të marrë përsipër një veprimtari tepër të rëndësishme për funksionimin e shtetit ligjor në Shqipëri.

Dua të ndaloj në një moment tjetër, për Ramën.

Zakonisht Kodet ligjore ndryshohen vetëm në momentet kur shoqëria ka kaluar në një fazë tjetër zhvillimi, kur problematika, teknologjia e re dhe marrëdhëniet që duhet të rregullohen me ligj, kërkojnë që dhe kodi penal të zhvillohet dhe perfeksionohet.

Shqipëria ka mbetur sepse me vizionin e Ramës, Shqipëria është kthyer vetëm në një oaz shfrytëzimi të turizmit shqiptar.

Nuk ka asnjë industri tjetër që të zhvillohet, që të punohet prandaj unë e mbështes argumentin se, Rama synon të sigurojë paprekshmërinë e tij personale, me këtë komprometim kur ai ka treguar se, sa i përgjegjshëm ka qenë sidomos në aspektin e administrimit të vendit.

Nëse në 2027 do të duket se, perspektiva evropiane do të duket shumë e vështirë, Rama me këtë mazhorancë që ka në parlament, sigurisht do të bëjë një kod penal për ti mbyllur gojën gjithkujt. Dhe kjo është varianti ‘B’ dhe më i rrezikshëm që Rama ka në mendjen e tij’, u shpreh Agim Nesho.

Të fundit