Flash News

Ditari i Opozitës

Kodi i ri Penal/ Vasili: Frika e tmerrshme e Ramës nga liria!

Kodi i ri Penal/ Vasili: Frika e tmerrshme e Ramës nga liria!

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar sërish në lidhje me projektin e ri të Kodit Penal të propozuar nga qeveria.

Në një reagim në rrjete sociale, Vasili akuzon qeverinë për tentativë për të kufizuar të drejtat themelore të qytetarëve dhe për të shtuar kontrollin mbi lirinë e shprehjes.

Ai thotë ndër të tjera se  në sytë e qeverisë “liria është mbyllja e gojës, e syve dhe e veshëve”.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Problemi i vetem i lirise eshte frika e tmerrshme e Rames nga liria!
Çdo denoncim i korrupsionit te qeverise Rames i duket shamate.
Çdo denoncim i per perfshirjen e krimit ne qeveri Rames i duket shamate.
Cdo zbulim i tradhetise kombetare me shitjen e kufijve detare Rames i duket shamate.
Çdo fakt qe tregon vjedhjen e zgjedhjeve Rames i duket shamate.
Çdo publikim i grabitjes se taksave dhe prones nga qeveria Ramed duket shamate.
Liria per kete eshte mbyllja e gojes, e syve dhe e vesheve perballe plaçkitjes qe ky ben çdo dite.
Ndaj problemi i vetem i lirise eshte frika e tmerrshme e Rames nga liria.

Të fundit