Flash News

Ditari i Opozitës

Kodi Zgjedhor në Kuvend, Kryemadhi përshëndet apelin e Varheli: I qëndrojmë ‘5 Qershorit’!

Kodi Zgjedhor në Kuvend, Kryemadhi përshëndet apelin e Varheli: I
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka përshëndetur qëndrimin e Komisionerit për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varheli, i cili i bëri thirrje shumicës parlamentare të priste dhe të merrte për bazë opinionin e Venecias, para se të rivotonte Kodin Zgjedhor.

Në një takim me gazetarët, Kryemadhi tha se opozita i qëndron marrëveshjes së ‘5 Qershorit’, si pika e garancisë dhe me ndërkombëtarët. Kryetarja e LSI-së bën me dije se angazhimi i opozitës për Kodin Zgjedhor ka qenë përfshirja në diskutimet në Këshillin Politik, megjithëse këto diskutime kanë qenë të vështira për shkak të arrogancës së maxhorancës.

E bindur për fitoren në 25 prill, Kryemadhi deklaron se edhe nëse Taulant Balla do t’i numëronte votat e opozitës, nuk mund ta ndryshonte dot rezultatin e zgjedhjeve.

“Angazhimi i opozitës së bashkuar ka qenë përfshirja në Këshillin Politik. Një angazhim i vështirë për shkak të sjelljes arrogante të sjelljes së maxhorancës. Ajo që dua të theksoj është se ne i qëndrojmë marrëveshjes së ‘5 Qershorit’. I qëndrojmë dakordësisë së kësaj marrëveshje. Është pika që krijon garanci për ndërkombëtarët. S’e për qytetarët shqiptarë nuk krijon, pasi mjafton të shohësh përgjegjësinë e maxhorancës.

Pavarësisht se Oliver Varheli, bëri kërkesë ku i kërkon maxhorancës që të presë e mos të bëhet arrogante, kjo tregon panik dhe mungesë besimi që ka Rama dhe grupi i tij për zgjedhjet e 25 prillit. Përshëndes vendimin e komisionerit e mirëpresë kërkesën e tij. Kjo nuk do të thotë se puna e opozitës duhet të ngelet deklarative.

Beteja e opozitës është 25 prill, ku shqiptarët do të shkojnë tek kutia e votimit. S’ka nevojë që t’u thuash naftëtarëve të Fierit, që ju kanë prerë dritat se ata kanë 20 muaj që nuk janë paguar. Apo fermerëve, që janë në pozicion të keq. Të sëmurët kronikë janë viktimat më të mëdha sot, pasi mungesa e infrastrukturës e ka bërë të pamundur shërbimin ndaj tyre.

Roli ynë është se çfarë do të bëjë opozita pas 25 prillit. Ku nuk do të jetë më opozitë, por fuqia më e madhe fituese pas zgjedhjeve. Kodi zgjedhor është taktikë elektorale që Rama tenton që të çorientojë qytetarët. Mendoj se është taktikë elektorale që përdoret rëndom, por që është bërë demode. Në LSI ka prurje të reja që vijnë me vizion të 2021-it. E ka të kotë.

25 prilli, edhe Taulant Balla t’i numëroj votat e opozitës, e ka të pamundur që të ndryshojë rezultatin. Ata ishin vet që i numëruan votat e tyre dhe si nxorën dot për 1 muaj. Pika e fortë e opozitës është objektivi që ka. LSI ka objektiv zgjidhjen e problemeve, vendet e punës, sistem arsimor dhe slogani ynë; Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve”, tha Kryemadhi.

Të fundit