Flash News

Ditari i Opozitës

"Koha jote ka mbaruar", Kulluri-Bashës: S'ke si fshihesh më pas Berishës, merr përgjegjësinë, boll me gënjeshtra

"Koha jote ka mbaruar", Kulluri-Bashës: S'ke si fshihesh

Anëtari i "Grupit për PD-në", Edvin Kulluri shprehet se kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka si fshihet më pas Sali Berishës dhe se duhet të marrë përgjegjësinë para demokratëve për 4 palë humbje.

Këtë deklaratë ai e jep pasi iu referohet disa prej deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion".

Kulluri i kërkon Bashës të shtyjë zgjedhjet e 13 qershorit brenda PD-së dhe t'i hapë rrugë reformimit të saj. Sipas tij, koha e Bashës ka mbaruar dhe s'duhet të vazhdojë më me gënjeshtra, manipulime dhe marrje peng të opozitës.

Postimi i plotë:

“Per Rrugen e Kombit nuk jam akuzuar une. Nuk jam njeri cadrash por sheshesh. Vendimi i bojkotit te zgjedhjeve lokale nuk ka qene i imi, pasi rreziku i deshtimit ka qene i madh”!
Tani ti Lulzim, nuk ke si fshihesh me pas Berishes! Duhet marresh pergjegjesine tende para demokrateve per 4 pale humbje qe lane Shqiperine pa rotacion politik, demokratet rrugeve dhe Shqiptaret me valixhe ne dore!
Shty zgjedhjet per Kryetar te PD dhe hapi rrugen reformimit te saj.
Boll me me genjeshtra, manipulime e marrjeje peng te opozites!
Nese ke zgjuarsi duhet te kuptosh vete se koha jote ka mbaruar!
Shqiperia dhe PD kane te ardhme. Ajo nuk je ti!

Të fundit