Flash News

Ditari i Opozitës

“Koha nuk pret!”, Salianji në mbledhjen e kryesisë së Kavajës: Bashkimi ka rindezur gjithë demokratët

“Koha nuk pret!”, Salianji në mbledhjen e kryesisë së

Deputeti demokrat Ervin Salianji ishte sot pjesë e mbledhjes së kryesisë së Kavajës.

Pas këtij takimi, ai shkruan në Facebook se bashkimi i PD ka rindezur dhe gjallëruar gjithë demokratët.

“Bashkimi ka rindezur dhe gjallëruar gjithë demokratët

Bashkimi ndodhi, edhe sot ne mbledhjen e kryesisë të Kavajës, ku mirëpritëm drejtuesin dhe këshilltarin e e parë bashkiak të dalë nga demokratët e siglës, shumë kishin qëndruar menjanë për shkak të konfliktit të zgjatur e tani rinisim aksionin të bashkuar.

Kemi një qellim; të ndalojmë mpirjen e Shqipërisë që është atrofizuar nga korrupsioni e sundimi i Ramës.

Të fitojmë zgjedhjet siç bëmë në Kavajë.

Koha nuk pret!

20 shkurti do të jetë sinjali i parë i forcës së Opozitës së unifikuar, në një marshim bashkë me qytetarët, një energji që nuk ndalet më deri në triumfin e vlerave e demokracisë”, shkuan Salianji.

 

 

Të fundit